E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngujohen gjuhëtarëttop sekret diskutimet për çështjet e standardit të shqipes

drejtshkrimiTiranë- Gjuhëtarët, anëtarë të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe janë ngujuar për të diskutuar dhe propozuar ndryshime në ato që janë cilësuar si problematika me të cilat përballet drejtshkrimi i gjuhës.

Mbledhja maratonë e 16 prillit është mbajtur me dyer të mbyllura dhe asnjë informacion nuk ka rrjedhur sa i takon ndasive apo diskutimeve në mbledhje, pasi ky ka qenë vendimi i anëtarëve pjesëmarrës. Disa prej anëtarëve të këshillit nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, një ndër ta edhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Profesor Shezai Rrokaj i cili thekson se propozimet e tij janë depozituar në këshill dhe qëndrimet i ka të hapura kur bëhet fjalë për ndryshime të mundshme të standardit.

Ai vë theksin te çështjet e lëna të hapura nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e zanores ë në disa fjalë të gjuhës shqipe dhe të tjera rregulla e përjashtime të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Prof.Rrokaj që nuk mori pjesë në mbledhje me arsyetimin se kishte të tjera angazhime, thotë: 40 vjet pas kongresit është e udhës që të ketë rishikime për çështje të cilat përdorimi i gjuhës na i sjell në tryezë për ti diskutuar por smund të flitet kurrsesi për ndryshime në standard. Kjo duhet të kuptohet një herë e mirë sepse ne duhet të dimë të bëjmë ndërhyrje të tilla të cilat të mos na krijojnë vështirësi të mëdha në përdorim.

Përpos kësaj, një çështje e mprehtë diskutimi është edhe ndryshimi i standardit në favor të dialektit geg, por Prof.Rrokaj thotë se kjo është çështje e mbyllur. Ska diskutim për këtë, smund të jetë çështje që shtrohet për diskutim. Standardi është një dhe i vetëm, ky qe ne kemi sot dhe ky do vijojë të jetë standardi i Shqipërisë etnike. Smund të hapim të tilla diskutime në një kohë kur standardi i shqipes nuk është veçse në fazën e kristalizimit të tij dhe se mbështejta për ikjen drejt një standardi tjetër nuk është veçse mbështetje e tezave që na vijnë nga Beogradi-thekson dekani Rrokaj. Pavarësisht asaj që mendojnë shumë gjiuhëtarë e akademikë, tezat për ndërhyrje në standard janë prezente. Prof. Rrokaj thotë se smund që kësi çështjesh të diskutohen me nxitim.

Janë 22 anëtarët e këtij këshilli ndërakademik që prej vitesh diskutojnë problematika të shqipes. Kryesia drejtohet nga profesor Jani Thomai dhe profesor Rexhep Smajli i Akademisë së Kosovës. Pritet që pas përfundimit të këtij takimi të radhës, të ketë edhe publikim të propozimeve të diskutuara gjatë mbledhjes. Vlen të theksohet se ky këshill nuk ka të drejtë vendimarrje.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›