E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe për drejtshkrimin

TIRANË- Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe mbajti sot, në Akademinë e Shkencave takimin e radhës, ku u diskutua mbi disa rregulla drejtshkrimore.

Në mbledhjen e sotme mësohet se u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e zanores 'ë' të patheksuar dhe togjet zanore. Pas diskutimeve pritet që ky Këshill të dal me përfundime që do të jenë publike.

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe u themelua më 2004 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde.

Këshilli përbëhet nga 22 anëtarë, profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe. Nga AShSh janë anëtarë: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorëhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet Çeliku. Nga AShAK janë anëtarë: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajçinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj.
Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen nga Remzi Nesimi dhe arbëreshët e Italisë, nga Francesco Altimari.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›