Ngujohet në Zyrën e Arsimit për vendin e punës
LIBRAZHD – E gdhin natën para godinës së Arsimores në Librazhd për vendin e punës. Një ngjarje e rrallë u shënua në këtë qytet, kur 53-vjeçari Dilaver Ozuni, baba i dy fëmijëve, me arsim të lartë dhe me profesion arsimtar, u ngujua para zyrës së Arsimores për disa orë. Mësohet se dy vjet më parë Ozuni ishte pushuar nga puna si mësues, sipas tij pa asnjë motivacion, ndërsa bashkëshortja e tij, po arsimtare, ishte larguar në të njëjtën mënyrë 3 vjet më parë. Për këtë arsye, Ozuni, rreth orës 16:00 të së hënës vendosi zhvillimin e një greve urie në ambient të jashtëm, në shenjë proteste për heqjen nga puna. Sipas tij, burrë e grua janë me përvojë të gjatë dhe heqja nga puna ishte flagrante. Pasi ka mësuar për ngjarjen, në vend ka mbërritur kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Mati Çela. Po dje, kreu i Zyrës së Arsimit në Librazhd, Kujtim Balla, konfirmoi punësimin e gruas së Onuzit si mësuese në shkollën e fshatit Kotodesh. m.s