E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngushtohet diferenca, 436 vota në favor të Bashës

Njësia numër 5, mbetet ajo që përbën thembrën e Akilit për të nxjerrë fituesin për bashkinë e Tiranës, në një kohë kur diferenca midis dy kandidatëve është mjaft e ngushtë.
 

Sipas tabelës së RTV “Ora News”, marrë në çdo KZAZ në Tiranë, deri tani kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë 121 933 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë 121 497 vota.

Tashmë diferenca mes tyre është 436 vota, kjo në favor të kandidatit demokrat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›