E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nico Schlotterbeck dëmtohet dhe i thotë lamtumirë Botërorit 2026

Mbrojtësi i Gjermanisë, pas ekzaminimeve të hollësishme, ka mësuar se nuk mund të ndihmojë ekipin në Botërorin 2026. Ajo çfarë kishin frikë mjekët ka ndodhur, mëngjërashi ka dëmtuar ligamentet e kaviljes së majtë.

Schlotterbeck, i cili kishte qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë 14 muaj më parë për shkak të një këputjeje të meniskut, shtrembëroi kyçin e këmbës në një ndërhyrje me Amad Diallon në minutën e 13-të kundër Bregut të Fildishtë.

Edhe pse mbrojtësi i BVB-së kërkoi trajtim në fushë disa herë, ai luajti deri në fund të pjesës së parë. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›