Liri Berisha:Respektimi i të drejtave të fëmijëve me rëndësi për të ardhmen

Me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve është organizuar në Tiranë një konferencë për fëmijët autik.
Në fjalën e saj, Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” Liri Berisha ka theksuar se respektimi i të drejtave të fëmijëve është me rëndësi për të ardhmen e vendit. Ajo gjithashtu kërkoi nga brezi i ri të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete ndërsa shtoi se për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve është e nevojshme të kemi një shoqëri të emancipuar.
Gjithashtu, zonja Berisha dha edhe një mesazh për prindërit: “ Prindërit që rrisin dhe edukojnë një fëmijë duhet ta kuptojë se ai fëmijë nuk është vetëm i familjes por ai nesër do t`i përkasë shoqërisë”