E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicole Kidman refuzon bashkëshortin

Aktorja Nicole Kidman ka bërë të ditur se ajo nuk do të donte të paraqitet në ndonjë film përkrah bashkëshortit të saj, Keith Urban.

Aktorja e famshme është e martuar me yllin e muzikës kantri, i cili aktualisht është anëtarë jurie në ‘American Idol.

Revista ‘Star’ bënë të ditur se Keith i kishte kërkuar gruas së tij të paraqiten së bashku në një komedi romantike por kjo e fundit kishte refuzuar ftesën e tij.

'Nicole e do aq shumë burrin e saj por nuk dëshiron të paraqitet në film me të. Ajo dëshiron që ai t’i realizoj ëndrrat e tij por jo duke punuar së bashku”, ka bërë të ditur një burim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›