Nicole Kidman si Grace Kelly

Aktorja Nicole Kidman do të interpretojë aktoren Grace Kelly, e cila u bë Princesha e Monakos pas martesës me princin Rainiero.
Filmi do të titullohet ‘Grace of Monaco’ dhe do të ketë regjisor Olivier Dahen. Të enjten u publikua në internet edhe imazhi i parë i Kidman si nëna e Karolinës, Estefanisë dhe Albertos së Monakos.
Nicole Kidman ka mposhtur konkurrencën e aktoreve si Naomi Watts dhe Gwyneth Paltrow për interpretimin e Grace Kelly.
Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Tim Roth (do të luajë rolin e Princit Rainiero) dhe Paz Vega (do të luajë rolin e divës së muzikës Maria Callas).
Projekti është një bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë dhe Belgjikës. Parashikohet që të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.