Nicole vazhdon të jetë e dashuruar me Lewis Hamilton
Një prej njerëzve më të afërt të Nicole Scherzinger,ka thënë se ajo ende e dashuron britanikun Lewis Hamilton.
Juristja e X Factor dhe piloti i Formula 1 i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pesëvjeçare kohë më parë dhe duket se ajo ende ka ndjenja për britanikun.
Unë e di se ajo është në dashuri me Hamiltonin. Unë vazhdimisht jam me të dhe unë e di se si edhe janë ndarë.
Kam tentuar të jem pranë saj për shkak se është kohë e vështirë për të. Nuk është e lehtë të harrosh një lidhje pesëvjeçare. Mendoj se gjithçka ndodhi për shkak të distancës.
Por ajo është një femër e fortë dhe do ta kaloj këtë situatë,ka thënë Jahmene Douglas,miku i saj më i afërt. P.K