E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niger arrestohet djali i Gadafit


Autoritetet në Niger njoftuan Shtetet e Bashkuara se vunë nën pranga Sadi Gadafi, djalin e tretë të kolonelit libian, Muamar Gadafi.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland. Sipas Nuland, tashmë autoritetet e Nigerit po diskutojnë se cfarë do të bëhet me të.

Sadi Gadafi hyri në Niger ditët e fundit. Nigeri është kthyer në vendstrehimin e ish-udhëheqësve të Libisë, të rrëzuar nga opozita pas më shumë se 6 muaj protesta e luftime.

Libi, ashpërsohen luftimet në Bani Ualid

Shtatë luftëtarë anti-Gaddafi Libia AI: Krime lufte në Libi“Libia, një shtet islamik”Libi, ashpërsohen luftimet në Bani Ualid janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në luftimet e ashpra që po zhvillohen në qytetin Bani Ualid, në Libi.

Luftëtarët deklarojnë se janë tradhtuar nga banorët lokalë, të cilët u thanë se ishin në anën e tyre dhe i drejtuan për në një pritë të besnikëve.

NATO po godet gjithashtu qytetin, që është nën kontrollin e forcave të kolonelit në arrati, por sulmet ulin mundësinë për kapjen e tij nga rebelët.

Ndërkohë, 15 roje u vranë kur trupat pro-Gaddafi sulmuan një rafineri nafte në afërsi të qytetit të Ras Lanufit.

Një punëtor i plagosur i rafinerisë tha se një kolonë makinash që vinin nga Sirte kreu një sulm të papritur ndaj impiantit, të kontrolluar nga rebelët.

Ndërkohë, në Tripoli, është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në një depo armësh në afërsi të aeroportit ndërkombëtar.

Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta. Sulmet vijnë një ditë pasi i biri i kolonelit Gaddafi, Saadi, fitoi të drejtën për t’u strehuar në Nigerin fqinj.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›