Superliga Tirana e nis me humbje

Arkiv Tirana e filloi me humbje këtë sezon pasi u mund 0-1 në “Qemal Stafa” nga Teuta.
Sfida filloi me nje ceremoni modeste për largimin nga futbolli të një prej emrave të mëdhenj të lojtarëve të këtij klubi te viteve ’80, Agustin Kola që ka shkelmuar topin e parë.
Tirana u tregua e paqartë në mesfushë, gaboi shumë dhe nuk arriti të krijojë raste për të shënuar. Ndryshe ishte situata te skuadra e Teutës e cila rrezikoi disa herë portën e Likës.
Në minutën e 30-të, Markovic arriti të përfitojë nga përgjumja e mbrojtjes se Tiranës dhe kaloi durrsakët në avantazh.
Reagimi i bardhebluve ishte shumë i dobët. Përvec lojës së dobët në këtë sfidë edhe fati nuk ishte me Tiranën, pasi traversa nuk lejoi dy herë që gjuajtet e Likës dhe të Ahmataj të përfundonin në rrjetë.
Ndërkohë në sfidën tjetër të së hënës, Kastrioti shkatërroi 4-0 debutuesit e Pogradecit. Golat për krutanët të cilët ngjiten në vendin e parë u shënuan nga Inkango dy herë, Turdiu me 11 metërsh dhe Mucollari.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Iniesta: Doja që Ibra të luante
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, mendon se do të ishte më mirë nëse sulmuesi kryesor i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të ishte në fushën e lojës në ndeshjen Barcelona-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Barcelona, Messi: Mos t’i lëshojmë pe Murinjos
“Të përpiqemi të mos i lëshojmë pe Murinjos. Edhe pse nuk është gjithnjë e lehtë, sepse nganjëherë thotë gjëra që të irritojnë”. Kështu është shprehur futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi. Ibrahimovic nuk do luajë kundër Barças
Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në sfidën e Champions kundër Barcelonës. Maradona: Mourinho është më i miri
Diego Armando Maradona ka lavdëruar sërish trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho. Trajneri aktual i ekipit Al Wasl theksoi se tekniku portugez është më i miri në botë. Alexis, 2 muaj larg fushave
Alexis Sanchez, sulmuesi i ri i Barcelonës i ardhur nga Udinese, do të qëndrojë 2 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit