E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, lirohen pengjet e naftes

Tre britanike dhe nje kolumbian, te rrembyer gjashte dite me pare ne jug te Nigerise nga njerez te armatosur, u liruan diten e hene.
Qe te kater personat ishin punetore te Netco Diestman, kompani naftenxjerrese e cila ushtron aktivitetin ne krahinen jugore nigeriane te Riversit per llogari te kompanise anglo-hollandeze Shell.“Tre shtetas britanike dhe nje kolumbian, punonjes te nje kompanie te huaj naftenxjerrese jane liruar dhe ndodhen ne gjendje e mire shendetesore”, thuhet ne deklaraten e autoriteteve nigeriane.Rrembyesit kishin kerkuar nje shperblim per lirimin e pengjeve, ndersa autoritetet ofruan shperblim per kedo qe jepte informacion te sakte per vendndodhjen e tyre.Nuk dihet ne cilat rruge u arrit lirimi i punonjesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›