E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri, merren peng nga persona të armatosur

Dy francezë janë rrëmbyer në një restorant të kryeqytetit të Nigerisë, Niamei. Ngjarja ka ndodhur në zonën Toulousain në qëndër të qytetit. Sipas dëshmive të një punonjësi të lokalit, dy persona të armatosur, kanë hyrë në restorantin që në atë moment ka qënë plot me klientë, dhe i kanë detyruar dy francezët që të shkonin pas tyre. Më pas rrëmbyesit janë larguar me një fuoristradë në të cilën ndodheshin të tjerë persona të armatosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›