Kriza e çmimeve në Sri Lanka
Për të ndryshuar situatën aktuale që është krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, Sri Lanka ka vendosur të mobilizojë ushtrinë që të blejë produkte direkt nga fermerët dhe më pas t`ua shesi ato qytetarëve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Kolombo. Skuadrat ushtarake vizitojnë zonat e prodhimeve bujqësore dhe që aty blejnë produkte ushqimore si patate, qepë, domate dhe sallatë.