Nigeri sulm terrorist mbi 60 te vrare

Një sulm i armatosur, me bomba dhe armë ka lënë të paktën 63 persona të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur në qytetin verior të Damaturit në veri-lindje të Nigerisë.
Lajmi njoftohet nga Kryeqi i Kuq Ndërkombëtar që thotë se objekt i sulmeve të armatosura kanë qenë kishat dhe zyrat qeverisëse në rajon dhe ka zgjatur përreth 90 minuta. Mes viktimave janë edhe 3 atentatorë.
Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist, por dyshimet të forta janë se autorësia e tij mbahet nga “Boko Haram”, grup ekstremist islamik, që kundërshton politikat pro-perëndimore të qeverisë nigeriane.
“Boko Haram”, (shqip: Ndalohet edukimi perëndimor), vepron prej disa vitesh në veriun e banuar me shumicë muslimane të Nigerisë. Grupi terrorist, synon vendosjen e një shtetit ekstremist islamik. Deri më sot nuk janë publikuar lidhje të këtij grupi me organizatën terroriste globale, Al Kaeda.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kongresi, Rama: Do të vendosim drejtësinë sociale
Pritet miratimi i programit politik
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Qeveria, Papandreu takon Papulias
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën
Aleanca Kuq e Zi ndalet në Elbasan