E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Ekonomia e SHBA ne rritje te ngadalte


Presidenti Barak Obama deklaroi ne Kane se ekonomia e Shteteve te Bashkuara është në rritje shumë të ngadaltë. por ai shfrytezoi rastin per te pershendetur perparimet e bera nga lideret europiane ne samitin e G 20-tes.

“Të gjithe ne kemi interes te jashtezakonshem ne suksesin e Europes, sepse mungesa e rritjes ekonomike ne kontinentin e vjeter do te na prekte te gjitheve, e sigurisht dhe Shtetet e Bashkuara qe Europen e llogarisin si partnerin me te madh tregtar. Udheheqesit europiane në fund të fundit e kuptojnë se ajo që kërkojnë tregjet është një sinjal i fortë se nuk do te heqin dore nga monedha e perbashket”, tha Obama.

Presidenti kujtoi se dy vjet me pare, vendit iu desh të merrte masa agresive për të zgjidhur krizën e tij ekonomike dhe nxiti partneret europiane te bejne te njejten gje. Në përfundim të samitit të tyre në Kanë të Francës, krerët e vendeve dhe të qeverive të G20-ës vendosën për një plan veprimi për rritjen globale ekonomike.

Në mënyrë që të kapercehet kriza e borxheve, u vendos te forcohet i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet te jape ketej e tutje kredi afatshkurtra likuiditeti, ne menyre qe te parandalohet nje infektim i vendeve te tjera nga kriza greke. Nga rrethet negociuese në Kanë, u tha gjithashtu se qeveria në Romë në luftën kundër përhapjes së krizës në Itali ka rënë dakord për një vëzhgim të financave publike dhe reformave nga ana e FMN-së dhe Bashkimit Evropian.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kongresi, Rama: Do të vendosim drejtësinë sociale

Pritet miratimi i programit politik
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Qeveria, Papandreu takon Papulias
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën
Aleanca Kuq e Zi ndalet në Elbasan

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›