E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri ushtria sulmon terroristet 35 te vrare

Të paktën 35 persona mbetën të vrarë në dy sulme të ndërmarra ndaj militantëve në veri të Nigerisë, informuan burimet zyrtare ditën e hënë.

Sipas ushtrisë nigeriane, e cila ndërmorri sulmin, në këtë aksion mbetën të vrarë 32 “terroristë”, dy ushtarë dhe një polic. Ngjarjet ndodhën në krahinat e destabilizuara verilindore, me kryeqendër Borno, ku është shpallur një gjendje shtetrrethimi që prej muajit maj, si pasojë e luftës në zhvillim të autoriteteve me organizatën terroriste të “Boko Harramit”. I formuar në vitin 2009, “Boko Harram” ka shpallur një luftë kundër shtetit nigerian, në të cilin kërkon vendosjen e ligjit fetar, sheriatit. I forcuar nga konfliktet në Mali dhe Libi, “Boko Harram” është shndërruar në një prej organizatave me më shumë influencë në botën e terrorizmit, ndërsa si rrjedhojë e konfliktit që ka ndezur në Nigeri, më shumë se 2 mijë persona kanë humbur jetën. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›