E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje arrestohet pedofili i kerkuar nga Maroku

Një spanjoll i dënuar me 30 vite burg për pedofili dhe i liruar nga një amnisti mbretërore në Marok, u arrestua sërish në Spanjë.

Lajmin e njoftojnë autoritetet spanjolle të cilat thanë se Daniel Galvan Vina u ndalua në qytetin e Murcias. Zyrtarët marokenë thanë se lirimi i tij ishte një gabim. Ai ishte pjesë e aministisë që mbreti i Marokut firmosi për 30 shtetas spanjollë të kërkuar nga mbreti i Spanjës. Galvan u dënua në shtator të 2011-ës për përdhunimin e 11 fëmijë mes moshës 4 dhe 15 vjeç. Lirimi i tij shkaktoi një valë protestash në Marok. Pas tyre, Mbreti Mohamed II tha se kishte firmosur aministinë e tij pa e ditur se përse ishte i dënuar. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›