Nikaj:Jo kompromisit me prokurorinë

Avokati i Bashës, Zef Nikaj është paraqitur sot paradite në dyert e prokurorisë së përgjithshme për hetimin e Ministrit të Jashtëm Basha. Sipas avokatit Nikaj prokuroria i ka bërë ofertë për kompromis në 'çështjen Basha' por avokati nuk ka pranuar. Gjithashtu avokati Nikaj është shprehur se duhet të ndalohen hetimet për klientin e tij dhe se nuk ka firmosur dosjen hetimore në lidhje me këtë çështje