Kavajë,policia arreston tre të mitur për vjedhje
Mbi bazën e një kallzimi po dje këto shërbime mundësuan kapjen në flagrancë të shtetasve të mitur;E.B vjeç 11, A.S. vjeç 13 dhe N.K.vjeç 13, të tre lindur dhe banues në Kavajë. Tre të miturit në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vjedhur një lap-top dhe shumën prej 100 dollarë, në banesën e një shtetaseje. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale kompjuteri dhe shuma prej 100 dollarë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, ndërkohë të miturit nisur nga mosha e tyre janë lënë të lirë.