E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikaragua, policia ka bastisur zyrat e gazetës “La Prensa”

Policia e Nikaraguas ka bastisur zyratë e njërës prej gazetave kryesore të vendit, “La Prensa”, e cila ka qenë kritike e qeverisë së presidentit Daniel Ortega. Fotografi të publikuara në faqen e internetit të “La Presans” tregojnë policinë e cila hyn në godinën e gazetës dhe nxjerrin kuti me material që atje. Gazetarët kanë bërë të ditur se energjia elektrike dhe aksesi në internet u prenë gjatë bastisjes. Policia ndërkohë ka bërë të ditur se po hetonin pretendime të ngritura për mashtrime doganore dhe pastrim parash ndaj manaxherëve të gazetës. “La Prensa” zotërohet nga familja e  Christiana Chamorro-s, një politikane e profilit të lartë e cila u ndalua dy muaj më parë pas bëri të ditur se do të garonte në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Edhe persona të tjerë që synonin kandidimin në zgjedhej përballë presidentit Ortega janë ndaluar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›