Rusia nuk i rinovon vizën një korrespondenteje të BBC

BBC ka dënuar vendimin e Rusisë për të mos rinovuar vizën e njërës prej korrespondenteve të saj në atë vend, duke e quajtur këtë vendim si sulm ndaj lirisë së medias.
BBC i ka kërkuar zyrtarëve rusë që të rimarrin në konsideratatë përzënien e Sarah Rainsford, e cila punon në Moskë.
Mediat shtetërore ruse bënë të ditur se Rainsfordit do t’i duhej të largohej nga vendi në fund të muajit, atëherë kur skadon edhe akreditimi i saj.
Lëvizja shihet si kundërgoditje ndaj refuzimit nga ana e Britanisë së Madhe për t’u dhënë viza gazetarëve rusë. Zëdhënësia e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova është shprehur se qeveria kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se do t’u përgjigjej atij që ajo e quajti persekutim të lidhur me vizat të gazetarëve rusë në Britaninë e madhe.
Por dregjtori i përgjithshëm i BBC Tim Davie e dënoi lëvizjen, duke e quajtur sulm ndaj lirisë së medias. “U kërkojmë autoriteteve ruse që të rimarrin në konsideratë vendimin e tyre. Ndërkohë do të vijojmë të raportojmë në mënyrë të pavarur ngjarje që ndodhin rajon” tha ai.