E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikol Çabeli përfaqëson Shqipërinë në festivalin “Junior Eurovision Song Contest”

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Talenti gjirokastrit Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Junior Eurovision Song Contest”.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila uroi Nikolën për këtë arritje.

Kumbaro u shpreh se Nikol me këngën e saj përcjell një mesazh të bukur për natyrën dhe mjedisin në këngën e saj “Vallëzo”.

“Si të mos më bëhet zemra mal që talente gjirokastrite si  përfaqësojnë Shqipërinë 🇦🇱🇪🇺 në ngjarje të mëdha ndërkombëtare të muzikës siç është “Junior Eurovision Song Contest” dhe mbi të gjitha me një mesazh të bukur për natyrën dhe mjedisin në këngën e saj “Vallëzo”. Suksese Nikol, do të vallëzojmë të gjithë me ty në Eurovizion”, shkroi Kumbaro.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›