E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbulla feston grumbullimin në Kombëtare, gol kundër Majorkës së Muriqit

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka arritur të fitojë në derbin shqiptar mes tij dhe Vedat Muriqit në ndeshjen Espanyol – Majorka në kampionatin spanjoll.

Kumbulla kaloi në avantazh ekipin katalan në minutën e 18-të të sfidës. Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën e Greif. Espanyol arriti të fitojë në fund me rezultatin 2-1

Me këtë gol dhe paraqitje të mirë Kumbulla ka festuar grumbullimin në Kombëtaren shqiptare për sfidat ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›