Nikoliç: Gjermania i ka vendosur kushte të parealizueshme Serbisë
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar se ekzistojnë kushte të rënda të Bundestagut gjerman për Serbinë që ajo të hyjë në Bashkimin Evropian. Këto kushtet është shumë vështirë të përmbushen duke marrë parasysh se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk mund ta njohë Kosovën.
Nikoliç në intervistën për Radio televizionin e Kroacisë ka thënë se kushtet gjermane janë të motivuara nga fakti se Berlini e ka njohur Kosovën dhe dëshiron që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që i ka njohur të zhvillohen mirë.
Megjithatë Serbia nuk e ka njohur, nuk mundet dhe ekzistojnë kushte që nuk mund të përmbushen nëse vërtet nuk ndodh diçka që do të mundësojë që Serbia dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës një ditë të bëhet shtet. Në kushte e sotme dhe në këto raporte kjo është e pamundur”, ka thënë Nikoliç.