Vazhdon dialogu teknik Kosovë-Serbi në Bruksel
Në Bruksel vazhdon sot dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.
Mediat serbe shkruajnë se në rend të ditës do të jenë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Sipas burimeve të njëjta, ekipit serb do ti bashkohet sot Marko Gjuriç, këshilltar i presidentit të Serbisë.
Mund të presim që para takimit të ardhshëm midis kryetarit të Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, dhe kryetarit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, që me siguri do të ndodhë rreth datës 9 korrik, të kemi informacione dhe rezultate të reja, kur është në pyetje dialogu teknik, ka thënë Gjuriç, raporton B92.
Autoritetet e Kosovës janë zotuar se zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen në gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun e banuar me shumicë serbe.