Nikoliç: Më parë Kosova pastaj BE-ja
Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Tomislav Nikoliç, ka thënë se nuk heqë dorë nga politika "edhe Kosova edhe BE”.
"Pra, është e qartë: Kosova para BE-së, dhe kështu duhet të mbetet në Serbi ", ka thënë Nikoliç, politikani nacionalist serb që ka ndikim të madh tek strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.
Ai thotë se do të mbështesë gjithçka që deri tani është “bërë për Kosovën në interes të Serbisë”, por se populli nuk e di se çfarë është biseduar me Prishtinën.
"Është kjo mungesë e transparencës dhe e fshehtësisë së bisedimeve që solli në situatën kur tani askush nuk ka besim se kjo qeveri e mbron Kosovën”.
Ai shton se Kushtetuta e Serbisë “është e qartë dhe se Kosova është krahinë autonome e Serbisë”.
"Pra, tërë këtë që po e bëjnë është kundër Kushtetutës”, vlerëson ai për Beta, duke shtuar se është në gjendje të bisedojë me secilin në botë për atë se “çka është maksimumi që mund të fitohet në bazë të Rezolutës 1244”.