Nikolin Gurakuqi: Manon Lescaut, një shpërthim pasionesh njerëzore
Regjisori zbulon detajet e veprës së Puçinit, që do të vijë në skenë në datat 14, 16,18 dhe 20 shkurt
Manon Lescaut është opera me katër akte, që vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, e cila është cilësuar si një ndër veprat më të mira të kompozitorit italian Xhakomo Puçini. Një premierë dashurie do të shfaqet në skenën e TKOB, pikërisht në 14 shkurt, Manon Lescaut një nga kryeveprat Puçiniane, e cila rrëfen një dashuri me fund tragjik. Kjo kryevepër do të vijë nën regjinë e regjisorit të mirënjohur Nikolin Gurakuqi, i cili
padyshim sjell në të perceptime personale, por duke iu referuar origjinalit. Muzika e Puçinit do të sjellë më 14 shkurt trazimet e dashurisë, xhelozisë, tradhtisë, derisa akti i fundit vendos një qetësi farsë mes dy të dashuruarve. Ata duan të largohen diku ku njerëzit nuk ndahen në të pasur e të varfër, ku të shijojnë qetësisht dashurinë e tyre. Por i pret një fund i trishtë që e çon Manonin drejt vdekjes, kurse De Grijë kthehet në Francë dhe fillon një jetë tjetër, atë të klerikut. Manoni, një vajzë e re nga një familje e pasur, që josh burra me bukurinë e saj, i fal ndjenja të pastra studentit de Grijë, të cilin e takon për herë të parë në një mjedis pijanecësh dhe qejflinjsh. Manon tërhiqet pas kësaj jete. Është vetëm një vajzë e re në kërkim të kënaqësive, gjë që nuk mund t'ia ofrojë bankieri Zheron de Ravjor, mik i mbretit, që i siguron luksin dhe të mirat e jetës. Në katër netët e shfaqjes do të interpretojnë sopranot: Etleva Golemi, Irini Nikolla dhe Shpresa Beka. Në krah të Manonit është djaloshi i dashuruar (de Grijë), në rol tenori italian Lorenzo Decaro. Bankieri interpretohet nga Sidrit Bejleri, dhe vëllai i Manonit, Leskoja nga Armando Likaj. Interpretues të tjerë janë: Erlind Zeraliu, Denis Skuro, Jani Çekixhi, Manjola Konjari, Sofika Kola, Klodiana Laze, Genc Vozga, Roel Llupo, Bledi Hoxha, Sokol Tomorri. Mjeshtër koncertues dhe dirigjent orkestre është Gianluca Martinenghi, i pranishëm në disa premiera të Teatrit të Operës. Mjeshtër kori Suzana Turku Kashara, dirigjent kori Dritan Lumshi, dirigjent Edmond Doko. Manon Lescaut (1731), është bazuar në novelën e Abatit Prevost, Historia e kavalierit de Grijë dhe Manon Lesco. Për herë të parë kjo vepër është shfaqur në Teatro Regio të Turinës, më 1893. Në këtë intervistë regjisori i njohur na zbulon disa detaje të realizmit të veprës, duke u shprehur Kur vë në skenë Puçinin ke parasysh në radhë të parë një dramaturg. Puçini është një dramaturg i jashtëzakonshëm. Është nga të paktët autorë, kompozitorë që është njohës i shkëlqyer i dramaturgjisë skenike, dhe që e ka tërë partiturën e tij me shënime regjisoriale. Sa i takon kësaj vepre janë bërë dhe disa filma për Manon Lescaut, pasi është një dramë shumë e fuqishme, është shfaqje që përçon mesazhe të fuqishme dashurie.
-Manon Lescaut vjen në skenë premierë në ditën e të dashuruarve, në datën 14 shkurt, ndërkohë që është cilësuar si një nga veprat që përçon mesazhe të fuqishme dashurie?Kjo ishte ideja e drejtorit të TKOB, i cili mendoi që këtë dramë dashurie ta paraqesë në datë 14 shkurt në skenë. Kjo është një vepër me një fund tragjik me vdekjen e Manonit, por gjithsesi është një histori dashurie që përkon me datën 14 shkurt. Kjo është një vepër që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në atë kohë kur ajo u shkrua në roman, dhe që nga ajo moment, ajo nuk ka reshtur së pari skenat, ku ajo është muzikuar nga disa autorë. I pari ka qenë Danielo Ber, i dyti Zhyl Mansen dhe i treti Puçini. Sigurisht që këta autorë njëri pas tjetrit kanë revulocionuar këtë vepër nga njëri Manon tek tjetri, dhe kur e pyetën Puçinin dhe i thanë: maestro këtë vepër e ka shkruar dhe Zhyl Mansen, ai u përgjigj dhe i tha: këtë e di shumë mirë, ndërsa ai e ka shkruar veprën me pudër, unë do ta shkruaj me shpirt njerëzor italian, pra me pasion italian.
-Çfarë ju pëlqen tek Puçini? Unë kam vendosur 7 opera të tij në skenë. Ai ka një teatër të fuqishëm, të pasioneve njerëzore që kthehen. Puçini është një dramaturg i fjalës, ashtu si Vagneri. Para se Puçini të shkruante ka qenë në teatër, ku Vagneri krijoi teatrin e tij total dhe ai u ndikua shumë nga gjenaliteti vagnerian, prandaj teatri i Puçinit ka ngjashmëri me teatrin e Vagnerit, por sigurisht që ka dhe specifikën e tij. Dhe në mënyrën e të bërit teatër, Puçini është ai autor i cili pas Verderit, që krijoi teatrin verdian, Puçini krijoi teatrin puçinian, por ne kemi dhe teatrin rosinian. Këta janë autorë që kanë bërë teatrin e tyre në Itali, në Gjermani kemi Vagnerin dhe në Austri ne kemi Mozaritn. Këta janë gjeni, të tjerët kanë shkruar opera të bukura, por nuk kanë shkruar teatro. Puçini është një minierë zgjidhjesh muzikore regjisoriale dhe të gjitha në shërbim të regjisë. Ai e ka librin të mbushur me këto shënime regjisoriale, por sigurisht që regjisori më pas po të dojë e respekton këtë, por ai e ka një rrëfim. Kur vë në skenë Puçinin ke parasysh në radhë të parë një dramaturg. Puçini është një dramaturg i jashtëzakonshëm. Është nga të paktët autorë, kompozitorë që është njohës i shkëlqyer i dramaturgjisë skenike, dhe që e ka tërë partiturën e tij me shënime regjisoriale.
-Në këtë kryevepër të Puçinit do të marrin pjesë emra të njohur të skenës operistike. Një vlerësim nga ju për artistët që do të sjellin këtë vepër në skenë?Gjej rastin që ti përgëzoj që të gjithë artistët. Kanë bërë një cikël provash të shkurtër, por shumë cilësorë dhe janë shumë të përgatitur. Kam pasur një mbështetje totale nga drejtuesit e institucionit për realizimin e provave. Dirigjent dihet që është emri i njohur Gianluca Martinenghi, një emër i njohur në Itali, që dhe ka një përvojë ndërkombëtare, së fundi dirizhoi veprën Don Zhuan. Me këtë dirigjent, unë kam vënë në skenë dhe operën Madam Butterfly para dy vitesh. Në rolin e tenorit është një tjetër artist i njohur italian Lorenzo Decaro, një tenor i cili ka punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm me të tërë Manonët. Në rolin Manonit kemi Etleva Golemin, e cila tashmë njihet për cilësinë e saj artistike, po ashtu është dhe Shpresa Beka që bën një hap përpara me këtë opera pasi kjo është një vepër që mban titullin personazhit kryesor, kemi dhe Irini Nikolla, ku këto të tria ngjasojë, por që kanë dhe tipare dalluese me njëra-tjetrën. Secila ka karakteristikat e veta dhe unë jam mundura që tia ruaj këto karakteristika. Në rolin e baritonit kemi dhe Armando Likën që është një djalë me talent dhe në rolin e plakut Zheronte do të jetë Sidrit Bejleri, i cili tashmë është i talentuara, po ashtu kemi dhe Erlind Zeraliun. Janë dhe Manjola Konjari, Klodiana Laze, Sofika Kola, Denis Skuro, Jani Çekixhi, Genci Vozga, Sokol Tomorri. Kori është pak ndryshe nga netët e tjera. Është një kor i fuqishëm, i cili ka dhe shumë aksion. Në skenë do të jenë rreth 150 artistë, për këtë vepër.
-Çfarë do të sillni në skenë me këtë vepër? Ne do tia nxjerrim ato që mjeshtrit kanë shkruar, pra tia nxjerrim në pah këto vlera kaq madhështore.
-E ndërkohë sot jeni një nga emrat më të talentuar të skenës operistike shqiptare. Si ndiheni nga ky vlerësim?Unë nuk jam nga ata që kanë rendur pas reklamave. Unë në këtë teatër kam 33 vjet që punoj. Kam punuar me disa pikësynime, por që të rris cilësinë e shfaqjeve sa i takon anës regjisoriale. Të vendos në skenë shfaqje me repertor të ri dhe të sjell koncepte bashkëkohore që janë sot prezent në teatrot e botës. Kam vënë shfaqje moderne, por kam vënë dhe tradicionale, po ashtu kam vënë dhe shfaqje midis moderneve dhe tradicionaleve. Pra vitet e shumta që unë kam në opera, më kanë bërë që unë ti vë shfaqjet në të gjitha mënyrat e mundshme. Edhe këtë vepër, Manon Lescaun, sa i takon anës skenografike, shfaqjen e kam fokusuar drejt idesë: fati i Manonit, dhe orët e saj të jetës që i kanë mbetur, sepse e gjithë drama fokusohet këtu. Manoni është i destinuar, o të shkojë në kuvend të murgeshave aty ku e ka çuar familja, ose të iki me de Grinj, që dashuron, ose të iki me plakun Zheron dhe ta rrëmbejë ai, pra një nga këto të tria. Dhe fati e hedh tek De Grinj, dhe që nga ky moment jeta e Manonit hyn në një kohë, dhe që nga ky moment numërohen dhe se sa k