E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në kaldajë, Pediatria në Pukë pa ngrohje

Në repartin e pediatrisë në spitalin e Pukës nuk funksionon prej disa ditësh sistemi i përqendruar i ngrohjes përmes kaldajës. Për pasojë, pacientët e vegjël por dhe nënat e tyre janë të detyruar të përballen me kushtet aspak optimale që duhet të ishin në këtë repart gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Drejtoria e shërbimit spitalor ka siguruar disa rezistenca ngrohëse për të lehtësuar situatën , por ato nuk sigurojnë ngrohjen e nevojshme për fëmijët dhe nënat e tyre.

Drejtori i shërbimit spitalor pohon se po punohet për rivënien në funksionim të sistemit të ngrohjes në repartin e pediatrisë ku gjatë këtyre ditëve ka dhe fluks të fëmijëve të vegjël për shkak të virozëve të stinës. Shkak për një situatë të tillë duket se është bërë një defekt i shkaktuar në linjën e sistemit të ngrohjes. Temperaturat e ultë dhe reshjet e dëborës që karakterizojnë rrethin e Pukës gjatë këtyre ditëve diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për rikthimin në punë të kaldajës në repartin e pediatrisë.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›