Nikolin Jaka i përgjigjet Olldashit: Je ndër ministrat më të korruptuar
I pyetur një ditë më parë në studion e Top Story se cilat janë sukseset e qeverisë Berisha në luftën kundër korrupsionit, sa u përket figurave të larta, kandidati për postin e kryetarit të PD, Sokol Olldashi, tha se zëvendësi i tij është arrestuar për korrupsion.
Por një deklaratë e tillë ka lënduar Nikolin Jakën, që në atë kohë ishte zëvendësministër i Transporteve.
Duke folur për Ora News, Jaka, që aktualisht është kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, tha se Olldashi ka qenë ndër ministrat më të korruptuar të qeverisë.
Jaka tha se Olldashi ka qenë një ministër- pasha, që pasi humbi bashkinë, sërish u kthye ministër.
Sipas Jakës, lufta kundër korrupsionit ishte preferenciale dhe bëhej gjithmonë kundër aleatëve./ep