E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet tarifa e detyrueshme e sigurimit te automjeteve

Si në ditët pa semaforë, kur rrugët futen në kaosin e trafikut, edhe tregu i sigurimit të automjeve po përjeton një rrëmujë të vërtetë.

Tre ditë më parë tarifa e sigurimit të automjetit u dyfishua, duke arritur në 14600 lekë. Kjo është hera e katërt e ndryshimit të çmimit për këtë vit. Drejtuesit e automjeteve ankohen dhe presin të ulet çmimi siç ka ndodhur më parë.

Madje ka nga ata që se kanë paguar

Ndërsa drejtuesit e mjeteve ankohen, për kompanitë e sigurimit as çmimi aktual nuk mjafton të mbulojë siç duhet shpenzimet në rast aksidenti.

Përmes krahasimeve, na tregojnë se sa shpenzojmë për sigurinë në rrugë

Në fakt, në raportet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, raporti mes dëmeve të paguara dhe të ardhurave totale nga sigurimet mbetet shumë i ulët. Por, për drejtuesit e kompanive të sigurimit llogaritja duhet bërë ndryshe.

Në fund të majit një makinë prej 1.6 kubik sigurohej 7 mijë deri në 8600 lekë. Mjetet mbi këtë nivel siguroheshin 11 mijë deri në 11 900 lekë.
Tani, tarifa 14 600 lekë përfshin të gjitha llojet e automjeteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›