Nikoliq: Nuk takohem me Hashim Thaçin

Ai ka thënë se do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.
Duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ai ka thënë se procesi do të ndalet "në qoftë se na kërkohet që të heqim dorë nga një pjesë e territorit- nga Kosova”.
I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolliq tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai, ka thënë Nikoliq, “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”, transmeton Rel.
Tomisllav Nikoliq është zgjedhur president i Serbisë në balotazhin e 20 majit.
Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi.
Nikoliq njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.