E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy rroga n’mujt

Mujë Rugova po vazhdon të marrë dy paga nga buxheti i Kosovës, atë të rektorit të UP’së dhe një tjetër si anëtar i Bordit të KEK’ut. Edhe këtë vit, të dy rrogat i ka deklaruar në pasurinë e tij, pasi AKK ka vërtetuar se kjo nuk përbën konflikt të interesit.

Është thënë se do të hetohet e do të vendoset nëse është futur në konflikt interesi. Edhe kështu u vendos. Agjencia Kundër Korrupsionit vërtetoi se Mujë Rugova nuk ka shkelur Ligjin për Konflikt të Interesit. Prandaj rektori edhe këtë vit ka marrë guximin që të deklaroj rrogën që merr si anëtar i bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Kështu ai po vazhdon t’i mbajë dy vende të punës në institucione publike.

Atë si rektor dhe tjetrën si anëtar i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, rektori i Universitetit të Prishtinës e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në deklarimin e tij mbetet pothuajse gjithçka e njëjtë. Tokat e trashëguara, rroga e rektorit, 18 mijë euro në vit dhe rroga tjetër si anëtar i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, 9 mijë e 200 euro në vit.

Sidoqoftë, vitin e kaluar, kur Rugova kishte deklaruar pasurinë e tij, ka treguar se është anëtar i Bordit të KEK’ut, për çka Jetullah Aliu, drejtor i Departamentit të parandalimit të konfliktit të interesit, pati thënë se do të nisin hetimet ndaj rektorit, me dyshimin se ai është futur në konflikt interesi. Madje, ai pati thënë se për këtë rast, Agjencia shumë shpejt pritet të marrë edhe një vendim, me të cilin do të dilet se a është futur apo jo rektori në konflikt interesi. Dhe kjo ndodhi. AKK doli me një vendim ku tha se rektori nuk është zhytur në konflikt interesi.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›