Nikoliq dekoroi Putinin

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka dekoruar presidentin e Rusisë, Vlladimir Putinin me Urdhrin e Republikës së Serbisë me qafore të madhe.
Siç raportojnë mediet e Beogradit, Putin u dekorua për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Federatës Ruse.