Vulin demanton Shalën

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka demantuar pohimet e koordinatorit të Kosovës për dialog me Serbinë, Blerim Shalës, sipas të cilit kryeministrat Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi në Bruksel janë marrë vesh për shformimin e strukturave të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, meqë as që janë atje, raporton FoNet.
Deklaratat si kjo e Shalës, sipas vlerësimit të këtij zyrtari të Beogradit, bëhen për konsum të “opinionit publik të Kosovës” dhe, siç është shprehur ai, nuk e ndihmojnë procesin negociues, “por vetëm shkaktojnë huti, pakënaqësi dhe bëjnë që procesi të ndalet dhe të mos arrihen marrëveshje”./Indeksonline/