Nikolla: Aristir Lumezi, profesionist i spikatur, besnik i lajmit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi.
Nikolla u shpreh se, “gazetaria shqiptare humbi një profesionist të spikatur, besnik të lajmit, pasionant të informimit, mbrojtës të së vërtetës, talent të analizës”.
“Publiku dhe lexuesit humbën një referencë të misionarit të medias”, theksoi Nikolla.
“Familja humbi njeriun e dashur, bashkëshortin dhe prindin e dhimbsur e shembullor. Pushofsh në paqe, Aristir Lumezi”, mbyll mesazhin e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi ndërroi jetë dje në moshën 57-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante kohët e fundit.
Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada dhe ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar dhe atë vizive shqiptare. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në median e shkruar dhe ishte një nga profesionistët më të shquar të gazetarisë.
/r.e/