E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nikolla: Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, do t’i përballojmë ato!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka shprehur urimin për të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023.

“Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar! Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato! Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare!”,- shkruan Nikolla në mesazhin e saj të publikuar në Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›