E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikolla: “Zgjatja e afateve të vettingut është në linjë me BE”

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar takimin e përmuajshëm me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve e cështjeve të institucionit që ajo drejton. Kryeparlamentarja Nikolla foli për zgjatjen e afatevetë organeve të vettingut ku tha se pritet raporti përfundimtar i komisionit të Venezias, por se një raport konfidencial paraprak tashmë ka mbërritur. “Në seancën e datës 9 dhjetor, Kuvendi zgjodhi kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës. Më 22 tetor, mora pjesë në mbledhjen e konferencën e kryeparlamentarë të vendeve anëtare të Evropës. Konfirmojmë që Shqipëria ka përmbushur objektivat dhe vendimmarrja të jetë e tillë që të vijohet me konferencën e parë ndërqeveritare. Unë kërkova në emër të Shqipërisë që Këshilli i Evropës të bënte anëtare të saj edhe Kosovën. Më 26 nëntor, në Tiranë u mbajt sesioni i asamblesë parlamentare i mbështetur nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo është një mundësi për të rritur kontributin në paqen. Gjatë këtyre muajve Kuvendi i Shqipërisë, kemi qenë pjesëmarrës aktiv në fushata ndërgjegjësuese që lidhen në luftën ndaj dhunës. Shpejt do të kemi plan të përbashkët veprimi për të folur për fushata ndërgjegjësuese” tha Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit ka folur edhe lidhur me komisionet hetimore të ngritura me kërkesë të demokratëve. 

Ndërsa lidhur me kthimin e ligjit të buxhetit dhe atë të bashkëqeverisjes nga presidenti Meta, kryeparlamentarja tha se presidenti e ka kthyer në normë kthimin e ligjeve në kuvend. 

Ndër të tjera, e pyetur nga gazetarët, kryetarja e Kuvendit sqaroi se nuk ka asnjë shkresë nga Partia Demokratike lidhur me ndryshimet brenda kësaj force opozitare. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›