E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikolla takim me Kryenegociatorin, Zef Mazi: “Integrimi evropian, në krye të proriteteve të Kuvendit”

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me Kryenegociatorin  Zef Mazi.  Kryenegociatori Mazi e informoi Kryetaren e Kuvendit mbi ecurinë e takimeve me përfaqësues të vendeve të BE-së në kuadrin e përgatitjeve për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare.
Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, vlerësoi punën e deritanishme të Kryenegociatorit Mazi. “Integrimi evropian qëndron në krye të prioriteteve të Kuvendit të Shqipërisë. Do të punojmë bashkarisht për të garantuar legjitimitetin demokratik të këtij procesi, edhe gjatë fazës së zhvillimit të negociatave.  Gjithashtu, Kuvendi do të thellojë e avancojë reformat që lidhen me procesin e integrimit e më gjerë.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›