E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nikolla uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës: Të shtojmë dashurinë dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përmes një mesazhi në profilin e saj ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

 “U bashkohem besimtarëve ortodoksë në gëzimin e tyre për festën e Pashkës, Ditën e besimit dhe të shpresës. Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë. Por përdëllimi i saj ndihet me shumë në ditë të vështira dhe për më të vuajturit. Në këtë ditë të hapim zemrat, të shtojmë dashurinë dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Me besimin dhe dashurinë, të mundim frikën dhe ndarjen. Me të drejtën dhe të mirën, të mundim padrejtësitë dhe të keqen. Gëzuar Pashkën! Shëndet, mbarësi e paqe për të gjithë!”, shkruan Nikolla.

/RTSH.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›