E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikolla uron për rizgjedhjen presidenten e Asamblesë Kombëtare të Francës: Kontribut në përshpejtimin e anëtarësimit në BE

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi presidenten e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, për rizgjedhjen.

Në mesazhin e saj të urimit kryeparlamentarja thekson kontributin e presidentes në përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Përgëzime Yaël Braun-Pivet për rizgjedhjen Presidente e Asamblesë Kombëtare të Francës. Kjo grua e fortë dhe kolege e nderuar që drejton Asamblenë Kombëtare prej vitit 2022 po kontribuon edhe në përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe intensifikimin e bashkëpunimit të Asamblesë Kombëtare me Kuvendin, bashkëpunim që nën lidershipin e saj, do të shënojë arritje të reja”, citohet mesazhi i kryeparlamentares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›