E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Gazetari amerikan, Evan Gershkovich dënohet me 16 vjet burg

EKATERINBURG, 19 korirk /ATSH-AFP-DPA/ – Gazetari amerikan, Evan Gershkovich u shpall fajtor sot për “spiunazh” në Rusi dhe u dënua me 16 vjet burg, një akuzë e cila nuk u vërtetua kurrë nga Moska dhe u refuzua nga personi në fjalë, të afërmit e tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Gazetari 32-vjeçar i ”Wall Street Journal” dhe ish-gazetari i AFP-së do të duhet të vuajë dënimin në një koloni penale me një regjim të rëndë”, urdhëroi gjyqtari Andreï Mineyev, sipas një gazetari të AFP-së i pranishëm në seancë.

Kjo do të thotë kushte shumë të rrepta burgimi, krahasuar me regjimin normal.

Gershkovich u arrestua në mars 2023.

Ai u dënua për mbledhjen e informacionit mbi fabrikën e pajisjeve të mbrojtjes ”Uralvagonzavod”, në Nizhny Tagil, e cila shtrihet 130 kilometra në veri të Ekaterinburgut, për llogari të CIA-s.

Ashtu si shumë gazetarë perëndimorë, Gershkovich kishte punuar dhe hulumtuar në Rusi me akreditim nga Ministria e Jashtme në Moskë.

Kremlini tha se kohët e fundit bisedime ishin duke u zhvilluar në lidhje me një shkëmbim të të burgosurve rusë të mbajtur në SHBA për lirinë e Gershkovichit.

Ndalimi i shtetasve amerikanë në Rusi shpesh çon në negociata të vështira midis Moskës dhe Uashingtonit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›