E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nikos Dendias flet sërish për Fredi Belerin: Arrestimi pa prova dy ditë para zgjedhjeve është skandal

Nikos Dendias flet sërish për Fredi Belerin: Arrestimi pa prova dy

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias në një intervistë ka folur sërish për arrestim e kandidatit të opozitës në Himarë Fredi Belerit, i cili u shpall fitues në këtë bashki.

Dendias tha se arrestimi i Dendias, dy ditë para zgjdhjeve të 14 majit pa prova të vërteta është një skandal.

“Ne duam, kërkojmë dhe shpresojmë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë në det me referim në Hagë. Jemi shumë të kënaqur që kjo gjë po ecën përpara.

Megjithatë, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie, ndodh 2 ditë para zgjedhjeve me akuza për tentativë apo blerje votash? Në çdo vend të botës, këto do të ngrinin pikëpyetje. Nëse krijon pikëpyetje me një kriter etnik neutral, imagjinoni sa pikëpyetje krijon. Pra, ne po themi diçka shumë të qartë. Është një skandal. Askush nuk mund të arrestohet në prag të zgjedhjeve me këtë akuzë që ka të bëjë me procesin zgjedhor pa prova të forta” tha ai.

Kujtojmë që Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit. Në këto zgjedhje me një diferencë shumë të vogël, Beleri është shpallur fitues.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›