Nimfomania e mban peng për seks, policisë i kërkon një treshe
Share
Ky është një nga njoftimet më interesante të policisë gjermane. Sipas Bild, në Mynih një nimfomane 47 vjeçare ka mbajtur peng një DJ për të plotësuar dëshirat e saj seksuale. Pas pesë orësh dhe tetë aktesh seksuale, pengu thirri në telefon policinë.
Gjithçka nisi në një bar në Mynih. 43 vjeçari Dieter S. u njoh aty me gruan në fjalë. Ajo e mori në banesën e saj ku bënë tre herë seks. DJ tentoi të largohej, por gruaja kishte mbyllur banesën dhe i kërkonte më shumë seks. E bënë edhe pesë herë të tjera, por ai nuk rezistonte më. Telefonoi policinë dhe doli në ballkon për ti orientuar ata në banesë. Gruaja e la të lirë, por përpara se ta bënte diçka të tillë, i ftoi policët për një treshe.