Krijohet ashensori i parë në botë që mund ta lëpish (FOTO)
Share
Si ju duket ideja që në vendin tuaj të punës të keni një ashensor të mbushur me biskota, të cilat mund ti lëpini për të larguar stresin e përditshëm? Me miliona mikrobe do qarkullonin, megjithatë disa persona mendojnë se kjo shpikje është interesante. Kështu ka ndodhur në një godinë në Londër, ku ashensori është veshur me mbi 1300 biskota Jaffa.
Krijuesit thonë se e kanë marrë frymëzimin nga filmi Çarli dhe fabrika e çokollatës. Punonjësit e zyrave thonë se ideja u duket gallatë pas një ditë me stres. Megjithatë nuk dihet sa të gatshëm janë ata të lëpijnë biskotat.



