“Nine Eleven - 911” - festivali ku prodhohen filma shqip
11/05/2009 Një festival ku filmi jo vetëm shfaqet apo konkurron. Një strehëz filmike, ku filmi edhe realizohet. “Nine Eleven tanimë e ka krijuar strukturën e tij. I hapur për të gjitha krijimet kinematografike deri në 30 minuta nga gjithë hapësira shqiptare, ai mbërrin në edicionin e shtatë të tij. Drejtori i bordit të festivalit, aktori kosovar Blerim Gjoçi, rrëfen për arritjet në gjashtë edicionet e kaluara, vështirësitë materiale, kriteret e konkurrimit, filmat që do të financohen nga vetë bordi i festivalit, mbështetjen institucionale, pjesëmarrjen e filmave në festivale ndërkombëtare etj.
- Ky është edicioni i gjashtë i "Nine Eleven", sa jeni të kënaqur me çfarë keni arritur në edicionet e kaluara?
- Arritjet është vështirë të maten. Unë besoj se shumica e filmave që krijohen për këtë festival ndoshta do të mund arrinin edhe më shumë, sidomos në arenën ndërkombëtare, por megjithatë ata, sipas mundësive, kanë marrë pjesë dhe janë shfaqur. Është evidente se edhe mungesa e përvojës së autorëve të filmave ndikon në suksesin dhe plasimin e filmit, megjithatë këta filma dhe ky festival vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën me shumë dinjitet, duke sjellë shpërblime ndërkombëtare në vend. Festivali vazhdon të stimulojë prodhimin e filmit, vazhdon me sukses, madje edhe tani, duke hapur konkursin për edicionin e gjashtë.
- Slogani tashmë i njohur "s’ka para" a është evident te ju, kur dihet se financoni disa filma të përzgjedhur, e kjo kushton?
- Mjetet gjithnjë janë të pamjaftueshme. Po flasim për kushtet tona. Ne me dëshirë do të xhironim gjithë ata filma në 35 mm, por buxheti nuk lejon. Pra, një film në 35 mm do të kushtonte aq sa është buxheti për tërë festivalin, në mos më shumë. Gjatë historikut të festivalit kemi pasur vite më të mira dhe vite më të ligshta. Kemi pasur vite kur i kemi investuar paratë tona dhe nuk kemi lejuar që festivali të ndërpritet apo gjymtohet.
Festivalet bëhen në shumë mënyra. Mund të bësh një festival madhështor, por për këtë duhet të kesh fonde; mund të bësh festival modest, me mjete modeste, me jehonë modeste. Duke marrë parasysh se festivali ynë është unik në botë, sepse edhe prodhon filmin, ne domosdoshmërisht kemi nevojë për fonde shtesë, por gjithmonë disi ia dalim. Jo gjithnjë të kënaqur, por mbi të gjitha në katër ditët e festivalit salla kumbon shqip dhe janë këta artistët e së ardhmes që krijojnë dhe shfaqin punën e tyre publikisht, para jurisë dhe shikuesve.
- Cilat janë kriteret e konkurrimit të skenarëve?
- Kriteret e konkurrimit janë të publikuara edhe ne ueb-faqen tonë, por kryesisht motoja "veç shqip" tregon se kushti kryesor është që skenari/filmi të jetë në gjuhën shqipe.
- Për auditorin jashtë Kosovës a mund të thuash se cili është koncepti i festivalit?
- Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me kolegët në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe në Mal të Zi dhe Preshevë. Konkursi për skenarë është i hapur për krijuesit në Kosovë dhe shpresojmë se do të arrijmë që në Shqipëri dhe Maqedoni të bëjmë të njëjtën gjë, por përmes partnerëve atje. Bordi është duke punuar për të gjetur donatorë dhe për të hapur konkursin edhe atje. Megjithatë, festivali mbetet gjithëkombëtar, sepse të gjithë filmat e krijuar kudo ku flitet shqip mund të konkurrojnë në festivalin gjithëkombëtar 911. Ndërsa në Kosovë procedura është se ne hapim në fillim konkursin për skenarë të filmit të shkurtër. Krijohet juria dhe përzgjidhen skenarët në përputhshmëri me fonndet që kemi. Atyre skenarëve/producentëve, pastaj u jepen fondet dhe ata i nënshtrohen selektimit të jurisë që të dorëzojnë filmin në afatin e paraparë. Ndodhë që edhe filmat e financuar nga festivali të dështojnë, të kalojnë pragun përzgjedhës. Pra, të gjithë filmat që konkurrojnë përzgjidhen nga një juri tjetër dhe hyjnë në festival.
- Sa filma do të mbështeten materialisht? Sa është shuma e mjeteve për filmat në përgjithësi?
- Këtë vit synojmë të financojmë shtatë filma në Kosovë, ndërsa shuma varion nga kërkesat që ka skenari, filmi, regjisori etj.
Ne vetëm vendosim limitin, të cilin nuk mund ta kalojmë, varësisht nga fondet që grumbullojmë.
- Pas produksionit final dhe realizimit të plotë të filmave dhe shpalljes së fituesve, ç’do të ndodhë me filmat? A keni krijuar lidhje dhe a do të ndikoni që ata të prezantohen në festivale ndërkombëtare?
- Të gjitha festivalet i kanë dyert e hapura për filmat që të konkurrojnë. Ne kemi një listë të gjerë të festivaleve, që ua japim në dispozicion autorëve, sepse ne, edhe pse jemi producentë të filmave që krijohen, këtë të drejtë ua japim autorëve dhe i ndihmojmë materialisht për aplikim. Pra, filmat pas krijimit mund të nisin menjëherë rrugën ndërkombëtare. Ne gjithnjë inkurajojmë autorët, por ndodh që edhe vetë të dërgojmë filmat nëpër festivale të ndryshme.
- Për skenarët që konkurrojnë nga vende të tjera, cila do të jetë tema. Ngase dihet se në disa edicione filmat u janë dedikuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA?
- Tema me dedikim ka përfunduar në edicionin e parë. Pra, vetëm në edicionin e parë filmat janë krijuar me temë nga 911, ndërsa tani autorët janë të lirë në përzgjedhjen e temave. Filmat e gatshëm që pranohen, si kriter kanë kualitetin e realizimit dhe jo temën. E thashë më parë se jemi në përpjekje që edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të gjejmë mënyrën për të hapur konkursin edhe për skenarë. Tani për tani nuk i kemi mundësitë financiare që nga Prishtina të hapim konkursin, por për filma e gatshëm konkursi është i hapur deri në mes të muajit gusht.
- A keni bashkëpunim me shtëpi filmi apo skenaristë e regjisorë nga Shqipëria? Sa janë të njohur ata me festivalin?
- Po, kemi bashkëpunëtorë nga Shqipëria, QKK-në (Qendrën Kinematografike Kombëtare), shtëpinë e filmit "MAK", shkollën "Marubi", "ANT Production" nga Maqedonia etj.
Gjatë vitit të kaluar shtëpia filmike "MAK" ka fituar në kategorinë "filmi i animuar", ndërsa "Marubi" për kamerën, ndërsa në Maqedoni ka shkuar shpërblimi për "montazhin më të mirë" dhe një shpërblim special.
- Që të kemi një pasqyrë më të qartë për filmëbërësit jashtë Kosovës që duan të konkurrojnë, cilat janë çmimet që akordohen në festival?
- "Filmi më i mirë"; "Interpretimi më i mirë", "Fotografia më e mirë", "Montazhi më i mirë", "Skenari më i mirë" dhe "Filmi më i mirë i animuar".
Bisedoi: Xhemail Veseli