Nipi i Ismail Qemalit: Figurat historike nuk duhen sulmuar
Figurat historike nuk duhen sulmuar apo harruar, kështu ka reaguar nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora , duke risjellë edhe njëherë në vëmendje absurdin e debatit për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga universiteti i vlores.Vlora shprehet se universiteti nuk ka asnjë disavantazh nga emri i njeriut që shpalli shqipërinë e pavarur , duke përmëndur edhe shëmbuj të tjerë në botë. Ndërkaq nipi i Ismail Qemalit , Nedin Vlora nënvizon se një figurë si ajo e Ismail Qemalit për më teper nuk duhet të kujtohet vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytetet e tjera nëpërmjet monumenteve apo shkollave, pasi ai përfaqëson një figurë të rëndësishme të shqipërisë, e cila lidhet edhe me datën e shpalljes së pavarsisë në Shqipëri.