Nipi i diktatorit koreano- verior hyn në Facebook
Media e Koresë së Jugut beson se ka zbuluar llogari në Facebook që i përkasin Kim Han Sol, nipit 16 vjeçar të Kim Jong Il, diktatorit të Koresë së Veriut. Media thotë se po ashtu ka llogari në Facebook edhe Kim Jong Nam, djali më i madh i Jong Il.
Në postimet e tij në Facebook, nipi i diktatorit, që së shpejti do të shkojë në një kolegj në Bosnje, pasi i është hapur drita jeshile, thotë se është në favor të demokracisë dhe i pëlqen shumë filmi Love Actually.
Fotot e tij me flokë bionde dhe me veshje tipike adoleshentësh kanë habitur median e Koresë së Jugut. Pasi u bombardua me vëmendje, adoleshenti ka bllokuar eksesin publik në Facebook. Në një foto duket ai me një vajzë dhe poshtë është shënuar do më mungosh shumë.