Nis Festivali Teatror i nxënësve, synon të nxisë kreativitetin dhe talentin në fushën e artit skenik

Ka nisur edicioni i parë i Festivalit të Teatrove mes shkollave 9-vjeçare, një nismë artistike që zhvillohet në disa faza.
Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, aktiviteti është organizuar në katër ambiente: në QKF “Kujtim Alija”, si dhe në shkollat “Prenkë Jakova”, “Edit Durham” dhe “Ndre Mjeda”.
Në hapjen zyrtare, drejtorja e ZVAP Shkodër, Brisela Kadija, u shpreh se ky festival synon të nxisë kreativitetin dhe talentin e nxënësve në fushën e artit skenik.
Ky aktivitet shënon një nismë të re në jetën artistike të shkollave, duke krijuar hapësira për shprehje skenike dhe përfshirjen e nxënësve në aktivitete kulturore dhe krijuese.
/rtsh.al/