E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa dënon vrasjen e protestuesve në Iran: E padrejtë se si u merret jeta nga regjimi

Papa Leone ka dënuar me forcë vrasjen e protestuesve në Iran, pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, i cili e akuzoi udhëheqësin katolik se nuk e kishte bërë këtë ndërsa foli kundër luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Papa denoncoi gjithashtu vdekjet e “shumë” civilëve në luftë dhe shprehu keqardhje për dështimin e bisedimeve të paqes SHBA-Iran, gjatë komenteve në bordin e fluturimit të kthimit në Romë pas turneut katër-vendësh në Afrikë.

“Unë i dënoj të gjitha veprimet që janë të padrejta. Unë i dënoj marrjen e jetëve të njerëzve. Kur një regjim, kur një vend merr vendime që u marrin jetën njerëzve të tjerë në mënyrë të padrejtë, atëherë padyshim që kjo është diçka që duhet dënuar,” tha papa në përgjigje të një pyetjeje në konferencën për shtyp lidhur me raportet se Irani ka vrarë mijëra protestues.

Papa Leone u sulmua nga Trump në rrjetet sociale duke e cilësuar si “i tmerrshëm” më 12 prill, pasi papa doli si kritik i zëshëm i luftës në Iran dhe i politikave të ashpra anti-emigracion të presidentit.

“A mund t’i thotë dikush Papa Leones për vdekjet e protestuesve iranianë”, shkroi Trump në një postim dy ditë më vonë.

Autoritetet iraniane vranë mijëra njerëz gjatë protestave anti-qeveritare në janar – trazirat më të rënda të brendshme që nga Revolucioni Islamik i 1979-ës.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se qeveria ka vazhduar të shtypë kundërshtarët ndërsa lufta vazhdon, me Teheranin që kreu një ekzekutim tjetër këtë javë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›